Katër të rinj janë arrestuar sot nga policia pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike në Rrëshen.
Të arrestuarit janë: Orion Kola, 23 vjeç, Enea Qazimi, 23 vjeç, Klodjan Shabani, 33 vjeç dhe Emanuel Gjoka, 27 vjeç.
Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.