Gjykata e Korçës ka shtyrë seancën për “të fortin” e Vlorës, Zani Çaushi, i cili kërkon ndryshimin e nivelit të sigurisë në burg.
Seanca, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura edhe për shkak të masave anti-Covid, u shty për në datën 14 prill.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e një raporti të vlerësimit të rrezikshmërisë të të dënuarit dhe kjo kërkon kohë për palët që te njihen me raportin.
Seanca e sotme e Zani Çaushit ishte për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut, ndërkohë që një tjetër seancë është parashikuar të ndodhë edhe në ditët në vijim për kërkesën e lirimit me kusht.