Goditën “të fortët” e Elbasanit, merret në mbrojtje prokurori që arrestoi Ardian Çapjan dhe kreu i Prokurorisë

Shqipëria

Goditën “të fortët” e Elbasanit, merret në mbrojtje prokurori që arrestoi Ardian Çapjan dhe kreu i Prokurorisë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:57
Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar marrjen në mbrojtje të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, dhe prokurorit Ritvan Sukaj.

Kjo kërkesë e KLP-së vjen një ditë pas arrestimit të Ardian Çapja dhe Ardi Çekani nga forcat RENEA, ndërsa u shpall në kërkim Florenc Çapja.

Ishte pikërisht prokurori Ritvan Sukaj, që firmosi urdhër-arrestet për Ardian dhe Florenc Çapjan, xhaxha e nip, dhe për Ardi Çekanin.

Marrja në mbrojtje e zyrtarëve të Prokurorisë së Elbasanit është bërë për shkak se fisi Çapja konsiderohet me një rrezikshmëri të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat