Edona Bilali është numri një i listës së PS-së në qarkun e Shkodrës.
Kandidatja socialiste vijon fushatën derë në derë, ndërsa ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga mikpritja që i ka ofruar ikona e humorit shkodran , ndërsa thotë se ka marrë edhe disa këshilla prej saj.
“Zyliha Miloti nuk është vetëm ikona e humorit shkodran. Ajo personifikon mirësinë, qytetarinë dhe transmeton vetëm pozitivitet.
Takimet me të dhe këshillat e saj janë veçanërisht me vlerë për mua.
Estrada shkodrane ka mbajtur lart moralin e gjithë shqiptarëve në vite me dritë por edhe me errësirë. Mirënjohje” shkruan ajo.