Kryemadhi zbardh skemën: Ata që kanë marrë para për votën do të mbajnë një stilolaps ose një stemë
30/03/2021 - 22:09
Share
E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se mazhorancë apo përdor legalizimet dhe blerjen e votës me para.
Sipas saj, këta persona do të mbajnë një stilolaps në xhep ose një stemë për tu dalluar atë ditë në qendrat e votimit.
Kryemadhi: Çdo person që merr një shumë parash, një fletë legalizimi ose bën një marrëveshje, u është kërkuar që të mbajnë një stilolaps në xhaketë, ose një stemë për tu dalluar. Sigurisht që komisionerët e opozitës nuk kanë për t’i lejuar se janë të gjithë të rinj dhe sy pushke.
Ndërkohë, identifikimi biometrik nuk e lejon me mbushjen e kutive. Se këta nuk mund të shkojnë që tu presin gishtat emigrantëve që të vijnë dhe të votojnë. Deklarata e Ramës, kandidatit për infermier, tregojnë se ai ka frikë. Është e pamundur e gjitha kjo, por qytetarët t’ua marrin paratë.