“Gjysmat e parave pasi të fotografoni votën”, Kryemadhi akuza për rindërtimin: Banorëve të Kombinatit po u rrëmbejnë pronën

Shqipëria

“Gjysmat e parave pasi të fotografoni votën”, Kryemadhi akuza për rindërtimin: Banorëve të Kombinatit po u rrëmbejnë pronën

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:24
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, thotë se partia e saj nuk ka futur kurrë duart në sistemin e drejtësisë, siç e akuzon ajo Edi Ramën se ka kapur gjithçka në këto 8 vite.

E ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, Kryemadhi preku edhe çështjen e banorëve në Kombinat, të cilët i porositi të bëjnë kujdes se po u rrëmbet prona nga bashkia dhe qeveria.

Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës për përdorimin e rindërtimit pas tërmetit.

“Këta përveçse kërcënojnë njerëzit kanë filluar ti intimidojnë, ti blejnë dhe tu thonë që gjysmat e parave do t’ua japim tani dhe gjysmat pas 25 prillit pasi të na fotografoni votën. Por ato skema nuk kanë për tu lejuar” tha ajo.

Kryemadhi: Sepse nuk ka tentuar LSI gjatë këtyre viteve, më gjeni një gjyqtar apo prokuror që e ka propozuar LSI në parlamentin shqiptar, në kaq vite sa ka LSI, apo Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kur kanë qenë në parlament, apo Petrit Vasili. Më gjeni një, një gjyqtar, një prokuror, një OPGJ, një drejtor policie. Në Shqipëri portokallja është shumë e vogël. Borxh pa larë dhe hak pa marrë nuk do të ketë asnjëherë. Edhe drejtësia ligjore bazohet në drejtësinë hyjnore.

E vendosin qytetarët me votën e 25 prillit, ata e dinë shumë mirë si ua kanë grabitur pronat. Si ua kanë grabitur pronën atyre qytetarëve në Kombinat.E kishte nxjerrë sot Presidenti i Republikës dhe mu bë qejfi, vetë kam vajtur 4-5 herë në Kombinat. U them edhe njëherë qytetarëve të Kombinatit të kenë shumë kujdes sepse u kanë çuar një kontratë ku u marrin firmën për të hequr dorë nga pronësia e apartamenteve që i kanë që në vitin 1952.

Përfitojnë nga mungesa e informacionit, vitet që kanë mbi shpatulla, mungesa e njerëzve me shkollë aty.Ku do të shkojnë, kush u jep garanci? Mirë u japin bonusin e qirasë por pronarë të godinës dhe truallit duhet të jenë ata. Ku do të ndërtohen apartamentet e tyre? Edhe ata që kanë humbur tokat në liqenin e Fierzës në kohën e Partisë së Punës u ka dhënë një letër Komiteti Ekzekutiv ku u thotë të marrin toka në Fier, në Lezhë.

Këta përveçse kërcënojnë njerëzit kanë filluar ti intimidojnë, ti blejnë dhe tu thonë që gjysmat e parave do t’ua japim tani dhe gjysmat pas 25 prillit pasi të na fotografoni votën. Por ato skema nuk kanë për tu lejuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat