Vota preferenciale fut “sherrin” brenda PS, Rama mbledh kandidatët në takim online

Shqipëria

Vota preferenciale fut “sherrin” brenda PS, Rama mbledh kandidatët në takim online

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Pesë ditë nga fillimi i fushatës nis dhe “lufta” brenda PS.

Burimet bëjnë të ditur për RTV Ora se mbrëmjen e sotme Kryetari i PS-së njëkohësisht kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët për deputetë në një takim online ku ka vënë në dukje rëndësinë e maksimalizimit të votës për Partinë.

Por burimet kanë bërë të ditur se vota preferenciale ka shkaktuar dhe shqetësime brenda PS-së, dhe për këtë kandidatëve për deputetë Rama u ka shprehur shqetësimin e tij

Rama mësohet se u ka thënë se më e rëndësishme është vota për partinë.

Në zgjedhjet e 25 prillit Rama synon të fitojë mandat të tretë dhe objektivi bazë i socialistëve është 78 mandate, me qëllim që të mos ketë nevojë të bëjë aleancë me asnjë forcë tjetër politike

Në lista në pozicione të pafavorshme për të fituar mandatin e deputetit janë figura si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Spartak Braho e Mimi Kodheli dhe vota preferenciale duket që është një sfidë e madhe për ta

Kodi zgjedhor parashikon votën preferenciale, që nënkupton 10 mijë vota + 1 në mënyrë që një kandidat të thyejë listën e sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat