Kryemadhi: Kutitë e votimit do të kenë numrin 6, po çmenden. Rama sulmon LSI se është pemë me kokrra

Shqipëria

Kryemadhi: Kutitë e votimit do të kenë numrin 6, po çmenden. Rama sulmon LSI se është pemë me kokrra

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:42
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është e bindur te forca e LSI në 25 prill, ku me bindje thotë se kutitë e votimit do të kenë numrin 6.

Kryemadhi: Unë jam e bindur që qytetarët do të votojnë numrin 6 edhe pse po çmenden se nga do të vijë kjo fuqi, ju del në sondazhe dhe kudo, nuk lanë gjë pa bërë por ajo që ndihet është që kutitë e votimit do të kenë numrin 6 që do të sjellë ndryshimin, entuziazmin, forcën, kurajon, besimin e të rinjve dhe rejave.

Për kryeministrin Edi Rama që kryefjalë të kësaj fushate sulmin ndaj LSI, Kryemadhi rezervon këtë përgjigje.

Kryemadhi: Pema që ka kokrra goditet, po të ishe shkurre dekorative do të ishe i pa sulmuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat