E ftuar në Tempora në nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogia Jonila Godole u shpreh se mazhoranca po e përdor vaksinimin për fushatë dhe politikë.
Godole: Njëra palë e përdori mirë pandeminë. Fushata e pandemisë është një përdorimi politik i padrejtë si një lloj asi nën mëngë që mazhoranca e ka pasur për ta përdorur për fushatë, këtu po shoh një fushatë vaksinimi, që në çdo vend normal të botës bëhet me taksat e popullit, dhe duke e vendosur këtë në qendër si një luftë dhe për vdekjen, kjo e ka kthyer fushatën në një lojë të pandershme.
Duhet të ishim në një lojë me më shumë argumente se opozita është në kurth në këtë rast. Kur e thotë opozita, se ndërkohë që është krijuar ajo përshtypja se kemi një shpëtimtar që po na shpëton si me një gjë të ardhur nga qielli.