Policia e Lushnjës informon se mbrëmë, në një firmë uji, dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar rojën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Sipas policisë, po punohet intensivisht për të identifikuar dhe kapur dy të dyshuarit.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifiliar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.