Partia Demokratike iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të një deklarate për mediat. Ata shkruajnë se Rama është i kapur mat në panikun e humbjes e se shqetësohet çdo ditë për mikpritjen që shqiptarët po i bëjnë Bashës.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.
PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë.