Nuk ankimoi vendimin për lirimin e Hekuran Billës, KLGJ shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës

Shqipëria

Nuk ankimoi vendimin për lirimin e Hekuran Billës, KLGJ shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:21
Hekuran Billa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra për prokurorin e Prokurorisë së rrethit Krujë, Bujar Memia.

Bëhet me dije se me 10 vota pro, dhe një kundër KLP ka shkarkuar nga detyra Memian.

Ndërkohë kërkesa për shkarkimin e Memia erdhi pasi nuk ka ankimuar vendimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin nga burgu të personave të rrezikshëm, si Endrit Dokle, Hekuran Billa, etj.

Ishte Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD), që kërkoi shkarkimin e Memias me argumentin se ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjeshtshëm si Hekuran Billa, i cili disa muaj pasi fitoi lirinë u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit”, në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat