Kreu i FRPD Belind Këlliçi, ka bërë një denoncim ku shkruan se: Fatmir Cibaku është drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”, shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish zjarrfikseve, pas shkollës “Musine Kokalari”.
Statusi i plotë i Belind Këlliçi
Fatmir Cibaku është drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”. Një tjetër kamikaz i dëshpëruar i Rilindjes, parazit administrate me rrogë. Po shpërndan ndihma e mbledh karta identiteti në zonën e ish zjarrfikseve, pas shkollës “Musine Kokalari”. Edhe sot në orën 11:00, në orar zyrtar pune, ndodhej në zyrën elektorale të PS, në kundërshtim me ligjin që ndalon funksionarët publikë të marrin pjesë në aktivitete politike gjatë orarit të punës.
Hajdut milionash por shpërndarës çikërrimash. Nuk keni program. Oferta juaj janë çikërrimat. Më 25 prill do jeni ju që do largoheni, jo shqiptarët!