Refuzohet për herë të katërt ndryshimi i masës së sigurisë për gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha. Ajo do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Gjykata e posaçme e apelit nuk mori parasysh kërkesën e avokatit.
Ky i fundit pretendoi se kjo masë ka përkeqësuar gjendjen e fëmijëve të gjyqtares. Mbrojtja kërkoi edhe rihapjen e hetimit gjyqësor për realizimin e aktit mjeko-ligjor për fëmijën autik të Hoxhës, por një gjë e tille u refuzua nga Apeli.
Pas këtij vendimi i ati i gjyqtares, paralajmëroi se do të ndërmarrë akt ekstrem nëse vazhdon e njëjta situate. KLGJ e shkarkoi gjyqtaren pasi u konkludua se ajo cenoi parimin e paanësisë së gjykimit, nuk respektoi kriteret për amnistinë dhe se në 5 procese kishte mungesë në arsyetimin e vendimeve.