Partia Demokratike ka reguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama, i cili ka komentuar fushatën elektorale të Bashës në Korçë.
PD thotë se Rama është i kapur në panik dhe se e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin.
Ndër të tjeta thuhet se kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së PD.
“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.
Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.
Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.
PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.
Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.
Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë,” thuhet në reagimin e PD.