I ftuar në emisionin ‘Arena’, analisti Poli Hoxha u shpreh se hartimi i listave të PS-së ka qenë një zgjidhje e zgjuar dhe se ka plasur një luftë mes atyre që i quan si ujqër në këtë parti.
‘Ka plasur lufta e ujqërve në PS. Hartimi i listave lëvizje e zgjuar nga Rama. Rama u tha “mamuthëve” ju do rrini te gardhi.
Te zona e mbijetesës ose do shkrish dhjamin tënd ose do hash brenda llojit.
Nën rrogoz kandidatët thonë më voto mua, në djall numri PD. Rama është i ndërgjegjshëm për këtë që po ndodh.’-tha Hoxha.