Lezhë/ Thyen dyert e lokalit dhe hynë për të vjedhur, policia arreston 3 autorët

Shqipëria

Lezhë/ Thyen dyert e lokalit dhe hynë për të vjedhur, policia arreston 3 autorët

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

3 shtetas, të dyshuar si autorët e grabitjeje, të mbetur në tentativë, janë arrestuar në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në një lokal, por falë veprimeve të shpejta të Policisë, arrestohen në flagrancë 3 autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin e shtetasve I. B., 37 vjeç, P. A., 16 vjeç dhe E. D., 32 vjeçe, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat