Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për 2 të rinjtë Elsjon Myzyri,21-vjeç dhe Xhuljano Mollaj,27-vjeç dhe për shtetasin E.L,i shpallur në kërkim.
Këta dy shtetas ditën e djeshme më 31 mars goditën makinë e policisë duke e nxjerrë jashtë rruge,hodhën drogën nga mjeti dhe u larguan nga vendngjarja.
Por u arrestuan disa orë më vonë.
Policia sekuestroi një sasi lënde lëndë narkotike cannabis sativa, në cilësinë e provës materiale.