Gjykata i shkon në spital dhe lë në burg Ardjan Çapjan

Shqipëria

Gjykata i shkon në spital dhe lë në burg Ardjan Çapjan

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:42
Foto

Gjykata e Elbasanit caktoi në spital masën arrest me burg për Ardjan Çapjan, i cili dyshohet se porositi duke paguar 50 mije euro për vrasje në rrethana cilësuese të Gentjan dhe Nezir Beqirit.

Masa u vendos në repartin e kardiokirurgjisë , ku mbahet i shtruar Çapja i cili pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale në zemër.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se, Prokurorët thanë në dhomën  ku mbahet i shtruar Çapja se kanë si provë kryesore dëshminë e Ervis Bardhit, i cili ka marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat