Menjëherë pas miratimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, ka reaguar Partia Socialiste.
Mësohet se Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e marrë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se pak momente më parë, Celibashi miratoi fletën e votimit, ku kandidatët do të pasqyrohen me emra e mbiemra, e nuk miratoi propzimin e Partisë Socialiste, e cila ishte e idesë që kandidatët të identifikoheshin me numra. Gjatë mbledhjes së fundit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh:
“Kandidatët do ë identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”.