Pas ambasadores Yuri Kim, këtë të enjte mbërriti në qytetin e Elbasanit edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.
Ambasadori zhvilloi takim me drejtuesin politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla, drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi.
Pas takimit, numri dy i socialistëve, Taulant Balla, deklaroi se kishte diskutuar me ambasadorin për miratimin sa më shpejtë të fletës së votimit nga KQZ.
Edhe kryetarja e LSI-së, znj. Kryemadhi përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me ambasadorin për zgjedhjet e 25 prillit.