Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qendrën shëndetësore në Poliçan, ku po vaksinohen të moshuarit me vaksinën kineze.
Rama ka përshëndetur pensionistët që po bënin vaksinën, ndërsa një e moshuar nuk i ka kursyer lëvdatat për këtë proces.
PJËSË NGA BISEDA
E moshuara: Përshëndetje zoti kryeministër. Buzëqesh Shqiëpria, buzëqeshim edhe neve. Bravo. Vetëm ju na bëtë me krah që na e hoqët këtë stres. E provova se ça ishte covid
Rama: Kur e kaluat?
E moshuara: E kalova në tetor, në gjendje të rëndë thuajse. Tani na gëzuat me ardhjen e vaksinën, jam e tërë dhe e gjerë tani me vaksinën. Ço njeri do e kaloj me sukses. Faleminderit
Rama: Të jeni mirë me shëndet
E moshuara: Faleminderit. Mbarësi!