Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama në 8 vite.
Teksa i referohet vendimit të një dite më parë, kryedemokrati shkruan se lufta personale e Ramës do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro, 4560 lek çdo shqiptari.
“21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti?
Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha.