Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit.
Sipas vendimit të KAS bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra.
PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.
“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim”, tha përfaqësuesi i KAS në mbledhjen e sotme.