Procesi i vaksnimit të të moshuarve mbi 70 vjeç vijon në sheshin “Skënderbej”.
Një i moshuar insiston të vaksinohet pasi para jetës së sigurtë nuk mund të vihen në diskutim disa muaj të cilat i duhen për të mbushur 70 siç është caktuar.
Gazetarja e Ora News e mori në intervistë
Sa vjeç jeni?
Kam plotësuar 69, eci për 70 por nuk i kam plotësuar 70 jam në 70. Kam vajtur tek mjekja e lagjes më kanë caktuar në sistem sot. Jam me 4 unaza në zemër. Kam bërë 4 unaza. Jam invalid edhe vi këtu tek kjo zonja edhe i them kam ardhur dy herë. Herën e parë më tha shko tek mjekja. Erdha tek mjekja, tani më thonë prap ik nga java tjetër kur te dali ose kur të kalosh 70. Po atëherë unë mbusha 71 i thash pse çon mbrapa.
Për sa muaj mbush 70 vjeç?
Muajin që kaloj mbusha 69 dhe eci për 70. Nuk ka rëndësi ligji nuk e përcakton që ata që se kanë mbushur 70, unë jam brenda 70. Dua 5 muaj dua 6, dua 10 nuk ka rëndësi jam brenda 70.
Pra nuk ju pranojnë për shkak të moshës?
Se di të kaloj 70. Ketë se kuptoj. I thash më trego ligjin. Nuk kam. Më trego sistemin. Nuk më jep numrin sistemi. I thash unë jam sot. Jo po nga java tjetër. Më jep numrin ma ka caktuar mjekja.