Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për të marrë në konsideratë ankesën e socialistëve, të cilët kërkuan heqjen e emrave nga fleta e votimit duke përdorur vetëm numrat.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se PS ka turp nga emrat e saj në listën e kandidatëve përndaj edhe kërkon t’i fshehë.
“Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve.
Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave”, shkruan Bardhi në Facebook.