Ndërsa ende nuk është vendosur varianti përfundimtar i fletës së votimit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i tërheq vëmendjen zyrtarëve përgjegjës që të tregohen korrektë në organizmin e procesit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, diplomatja amerikane kujton se:
“Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, brenda afateve të caktuara dhe transparente.”
Ambasadorja Kim nënvizon se ky standard duhet të bëhet fakt dhe jo vetëm perceptim, në të kundërt, humbet demokracia.