Evis Kushi në Elbasan: Barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas, përgjegjësi për t’u çuar përpara

Shqipëria

Evis Kushi në Elbasan: Barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas, përgjegjësi për t’u çuar përpara

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:18
Evis Kushi në Elbasan: Barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas, përgjegjësi për t’u çuar përpara

Përmes një publikimi në rrjete sociale, ministrja e Arsimit Evis Kushi shkruan se ka zhvilluar një takim me përfaqësuese të shoqatës së njohur “Forumi i Gruas Elbasan”, më të cilat ka diskutuar për çështje që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.

“Me Forumin e Gruas Elbasan, shoqatë e cila prej vitesh jep një kontribut shumë të rëndësishëm në mbështetjen dhe rehabilitimin e grave viktima të dhunës në familje dhe në vështirësi ekonomike. I falënderoj për bisedën e lirë që bashkë me Briseidën zhvilluam rreth çështjeve kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në emancipimin e shoqërisë tonë nëpërmjet rritjes së barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave” –  shprehet Kushi.

Ndërkohë, ajo bën edhe një apel të fortë për sa i përket forcimit të mëtejshëm të grave e vajzave në vendimmarre:

“Në vazhdim të hapave të ndërmarra deri më tani, forcimi i mëtejshëm i grave e vajzave në politikë e vendimmarrje është një përgjegjësi që duhet çuar akoma më përpara nga të gjitha institucionet dhe aktorët e përfshirë!” – apelon Evis Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat