Laçi është kthyer në një qytet kaotik për shkak të procesit të rindërtimit të pasojave të tërmetit. Lëvizja me makina apo si këmbësor është kthyer në sfidë për banorët dhe besimtarët që këtë periudhë shkojnë për pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout.
Procesi i rindërtimit nga tërmeti po shoqërohet me kaos në qytetin e Laçit.
Të lëvizësh me makinë është kthyer në mision të vështirë në disa zona.
Trafik e bllokim qarkullimi krijohet në rrugët kryesore.
Situata problematika krijohen çdo ditë, por kulmin e arrin të martave, ditë kur besimtarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria i drejtohen kishës së Shën Ndout për pelegrinazhin e 13 të martave.
Punimet për rrjetin e kanalizimeve nëntokësore ndërkohë kanë shkatërruar sheshin e Bulevardin qendror që Kushtuan 1.2 milion euro në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane.
Në këtë zonë, qytetarët ankohen se është e vështirë të lëvizësh edhe si këmbësor.