Debati për modelin e fletës së votimit ka bërë që edhe ndërkombëtarët të reagojnë për këtë çështje.
Pas ambasadores Yuri Kim, ka reaguar edhe ambasadori Britanik Duncan Norman, i cili shprehet përmes Tëitterit se fletët e votimit duhet të dakordësohen në kohë, si dhe të jenë të qarta.
Norman: E rëndësishme që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të familjarizohen përpara Ditës së Zgjedhjeve.
Por ato duhet të jenë gjithashtu të qarta, që votat të numërohen për partinë dhe kandidatin sipas synimit të votuesit.