Që prej orëve të para të ditës së diel reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin. Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900m.
Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.
Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.
Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëheshme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/04/auto_auto_dc7e29d3-c714-41b6-953a-cbca6faa6e7e16174835601617515517.jpg)