Artan Fuga “përplaset” me kryebashkiaken e PS

Shqipëria

Artan Fuga “përplaset” me kryebashkiaken e PS

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:59
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga i është përgjigjur kryebashkiakes së PS-së në Roskovec Majlinda Bufi, pasi kjo e fundit e konsideroi si të përfshirë në politikë.

Pas Fuga kritikoi Bufin duke krahasuar me ironi Roskovecin me Budapestin, kryebashkiakja përmes një mesazhi i tha akademikut se “edhe Franca qenka shumë larg nga ju edhe pse shkon shpesh atje”. Duke iu përgjigjur mesazhit të fundit të kryebashkiakes Fuga i thotë se sot ajo ka një dysh sepse nuk ka mësuar në trajnime rolin e pushtetarit lokal në raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin.

Reagimi i Fugës

Po të thyej edhe dy nota në sjellje

————————————-

Majlinda Bufi

Prof si je ?

Unë jam ajo kryetarja e bashkisë rurale … Kur isha në një trajnim nga ju dhe të tjerë , edhe me Çilin bashkë në Durrës , e mban mend :

Ku ishe Henri ???

Të bëri shumë përshtypje eseja që kisha shkruar …

Më the të tjera fjalë atë ditë . Dhe unë shihja në ty deri tani , një prof të ndarë nga politika . Po si duket qenkam gabuar …

Vërtet Budapesti është shumë larg nga Roskoveci , por edhe Franca qënka shumë larg nga ju , edhe pse shkon shpesh atje …

———————–

Artan Fuga

Atë ditë në trajnim do kesh merituar dhjete se nota kot nuk ve unë, por meqë më drejtohesh “profesor” sot ke një dysh të madh sepse nuk e ke mësuar neper trajnime si është roli i pushtetarit lokal ne raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin. Dole ne imazhe te levizshme ne publik prit pa bërë zë edhe kritika jo vetëm lavdërime. Ndryshe je si ato dhjetanjoset që kur marrin dhjete u lavdërohen shoqeve, kur marrin notë te keqe, si sot, shajnë profesorët me nënë e me babë. Dhe për fyerjet personale qe me drejtove sot, ndërkohë unë nuk te fyeva kurrë, te kam ulur edhe dy nota ne sjellje. Kurrë nuk do te vija te banoja ne Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet te jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë të shëndoshë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat