Që nga 11 janari kur edhe filloi i fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar me vaksinë antiCOVID-19 185 mijë e 496 qytetarë.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila është shprehur se, “prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 185 496 vaksinime”.
Vetëm të shtunën në Shqipëri janë vaksinuar 13010 persona në qendrat e vaksinimit dhe në qendra shëndetësore në gjithë vendin.
Krahas moshave mbi 70-vjeç, ka nisur vaksinimi antiCovid edhe për kategori të tjera të rrezikuara, ku tashmë ka filluar edhe vaksinimi i policëve.