PD ankimoi fletën e votimit në Kolegjin Zgjedhor, përcaktohet trupa e gjyqtarëve

Shqipëria

PD ankimoi fletën e votimit në Kolegjin Zgjedhor, përcaktohet trupa e gjyqtarëve

Më: 4 prill 2021 Në ora: 09:56
Kolegji Zgjedhor

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve.

Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Mirela Kolgjoka.

PD kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkojnë një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkojnë të shënohet vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat