Një punëtor ndërtimi i plagosur mëngjesin e sotëm në Pogradec teksa ra nga skela ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 pranë Kishës së re.
55-vjeçari ka qenë duke suvatuar në një banesë private kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.
Ai është dërguar në Spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë.
Ai më pas është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë.