Banorët e katër pallateve në Astir protestuan sot për mosmarrjen e hipotekës së apartamenteve .
Ata i janë drejtuar bashkisë së Tiranës për zgjidhje, por kjo e fundit i ka kthyer mbrapsht duke thënë se për këtë duhet ti kërkojnë llogari pronarit të ndërtesave.
Ky i fundit ndërkohë është i sëmurë me Covid 19.
“Te hipoteka më thonë je në rregull por duhet të bëhet 100% pallati, 42 hyrje. Por dikush është në Australi, Kanada. Nuk na i bëjnë kurrë nëse nuk bëhet gjithë pallati.”
“Shteti të marrë masa, të na bëjë dokumentat e shtëpive.”
“Hipoteka më duhet se i kam paguar lekët.”
“Nuk ka shtet këtu, janë të gjithë hajdutë. Mjerë popullin çfarë e ka gjetur.”
“Na ka marrë lekët dhe nuk bën asnjë veprim, asgjë. Kontaktuam disa herë me pronarin, tani nuk na hap telefonin. Ne duam të drejtën tonë të na bëhet hipoteka e shtëpisë, kaq duam ne.”