Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj Francesco Becchetti-t, të cilit duhet t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim për mbylljen pa të drejtë të televizionit Agon Channel.
Siç duket se ky vendim ka ngjallur një reagim të qytetarëve, të cilët kanë shpërndarë “Fletë-Gjoba” në rrugët e Tiranës.
“Këtë muaj mos harroni të kurseni!
Falë Edi Ramës, do t’i paguajmë 110 milionë euro Francesco Becchetti-t”, thuhet në mesazhin e fletushkës.