Zgjedhjet e 25 prillit/ Vetëm tre javë nga zgjedhjet, largime të reja nga LSI për t’ju bashkuar PS-së

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vetëm tre javë nga zgjedhjet, largime të reja nga LSI për t’ju bashkuar PS-së

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:26
Edi Rama

Edhe pse kanë mbetur vetëm tre javë nga zgjedhjet e 25 prillit vijojnë largimet nga LSI edhe në ditët e fundit të fushatës elektorale.

Bëjmë me dije se së fundmi janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ish-kryetarja e LSI për bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetari i LSI i rajonit 3 në bashkinë Berat.

Kumani gjithashtu njihet si një nga njerëzit më të afërt të ish-kryetarit të Bashkisë Berat aktualisht kandidat për deputet.

Ndërkohë të dy, pas takimit zhvilluar me kryeministrin janë shprehur se ndihen të privilegjuar dhe të nderuar që janë bërë pjesë e Partisë Socialiste dhe se do të bëjnë maksimumin e përpjekjeve gjatë fushatës për të arritur objektivat elektorale dhe që PS të marrë 6 mandate në qarkun Berat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat