Pandeli Majko ishte i ftuar në emisionin ‘’Klanifornia’’ ku foli me doza humori dhe batuta për pozicionimin në listën e PS në Tiranë si i 19-ti.
Majko është pyetur se kush ia bëri ‘’puçin’’, teksa i kanë nxjerrë një sinkron të Ahmetajt se ‘autore’ ishin Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.
Ai thotë se një nga logot rezervë të fushatës e ka ‘’Atë 19-tën ku ta kesh’’, teksa i vetmi justifikim që nuk ulëriti ishte dhëmballa.
PJESË NGA INTERVISTA
PYETJA: Si ta futi Rama kështu, kush ta bëri këtë, çfarë ishte ky puç?
PANDELI MAJKO: Kjo është arsyeja pse, një nga logot rezervë të fushatës është atë 19-tën ku ta kesh
PYETJA: E di kush ja u ka bërë?
PYETJA: Kush ja bëri gungën?
ARBEN AHMETAJ: Të dyja bashkë
PANDELI MAJKO: Mos e beso
PANDELI: MAJKO: Ahmetaj është simbol i taksës progresiste në programin PS. Sa më shumë punon, aq më shumë taksohesh.
PYETJA: Si jeni me dhëmballën?
PANDELI MAJKO: Ishte i vetmi justifikim që mos ulërija.