Vazhdojnë largimet nga LSI edhe në ditet e fundit të fushatës elektorale.
Së fundmi janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste ish-kryetarja e LSI për bashkine Poliçan Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetar i LSI i rajonit 3 në bashkine Berat, një nga njerëzit më të afërt të ish-kryetarit të Bashkise Berat aktualisht kandidat për deputet.
Të dy janë shprehur pas takimit me Kryeministrin se ndihen te privilegjuar dhe të nderuar që janë bërë pjesë e PS.
Ata thanë se do të bëjnë maksimumin e përpjekjeve gjate fushatës për të arritur objektivat elektorale dhe që PS të marrë 6 mandate në këtë qark.