Moti i ftohtë me reshje dëbore dhe shiu duket se nuk do të ndalet.
Pas disa ditëve të nxehta, janë rikthyer reshjet e dëborës në Bulqizë. Në pamjet e siguruara nga Top Cahnnel, duket se i kanë dhënë qytetit një tjetër pamje.
Teksa të gjithë janë gati për të pritur verën, duket se dëbora i ka kujtuar banorëve ditët e ftohta të dimrit.
Kujtojmë se reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe qytetin e Peshkopisë dhe rrethinat përgjatë natës.