Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili premton se pas fitores së opozitës më 25 prill do të hiqet moratoriumi i qeverisë.
Vasili thotë se Rama po mashtron gjuetarët se do të hapë gjuetinë, ndërkohë që buxheti i shtetit po humbet miliona euro nga ky aktivitet.
Për nënkryetarin e LSI ky është një votim pa kthim dhe Shqipërisë i duhet një ligj europian.
DEKLARATE E NENKRYETARIT TE LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM PETRIT VASILI
Moratoriumi i Gjuetise do te hiqet!!
Ky Moratorium I sherbeu vetem fshehjes se mbjelljes se kanabisit dhe gjuetise se paligjshme!
Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do te hapte gjuetinë.
Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtaret do te beheshin deshmitare dhe do tu prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e qe mbrohen e mbeshteten nga Edi Rama dhe qeveria e rilindjes.
Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur se bashku me Opoziten e Bashkuar qe të hiqet nje here e pergjithmone në parlament Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama.
Janë miliona euro qe gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnje arsye buxhetit të shtetit.
Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet nderkombetare nuk cënon asgjë nga Fauna e eger.
Nje ligj europian per Gjuetine dhe monitorimi i zbatimit te tij kjo i duhet Shqiperise.
Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, naten me drita bile edhe me arme zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre.
Pra ne do ta heqim kete Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky eshte zotim pa kthim.