Më 25 Prill Shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre përmes një fletë votimi me emrat e subjekeve politike ndërsa kandidatët do të listohen me numra.
Sherrnajës mes PD dhe PS për përmbajtjen e e fletës së votimit i dha fund kolegji zgjedhor.
Ishte PD e cila ankimoi në kolegj vendimin e KAS që rrëzoi propozimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirian Celibashi që në fletën e votimit të vendoseshin edhe emrat e kandidatëve.
Ivi Kaso, përfaqësues i PD i tha kolegjit se formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë.
Eridian Salianji, përfaqësues i PS u shpreh përpara kolegjit zgjedhor, se fleta votimit me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ai kërkoi që Kolegji të linte në fuqi vendimin e KAS.
Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën tjetër të PD se Bindja Demokratike duhet të ndryshojë logon pasi është e ngjashme me atë të PD.