Ne Dobraç Shkodër duke udhëtuar me mjet është vrarë me armë zjarri Bardhok Pllani. Burime për Ora News, bëjnë me dije se policia ka rrethuar zonën, dhe në ndihmë po i vjen dhe FSHN. Ndërkohë në foton e mëposhtme është Bardhok Pllani, që u ekzekutua mbrëmjen e sotme.
Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe policia po bën kontrolle të imtësishme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, aty ku kanë pikasur edhe një mjet që po digjej.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bëhet e ditur se Pllani ishte në kërkim nga policia pasi në dhjetor të vitit të shkuar dyshohej si një nga autorët e të shtënave me armë drejt banesës dhe lokalit të një polici të shqiponjave.