Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër, Helidon Bushati reagoi pas atentatit në Dobraç të Shkodrës rreth orës 21:25 të mbrëmjes së sotme, ku mbeti i vrarë Bardhok Pllani.
Bushati thotë se krimi është në festë, ndërsa Shkodra në Frikë.
“Bota e krimit në Shkodër nuk njeh kalendar.
Krimi është në festë, rendi në drejtim të paditur, ndërsa Shkodra në frikë.
Qytetarët e Shkodrës po jetojnë periudhën më të errët të ketyre 30 viteve.
Krimi i organizuar po ngjallë frikë dhe terror, edhe sot kur shkodranët duhet të ishin në festë.
Boll është boll! Paktit që kjo qeveri ka me krimin i japim fund. Kjo nuk është Shkodra e Shumicës!”