Manastirliu: Në Shqipëri janë vaksinuar 192882 qytetarë

Shqipëria

Manastirliu: Në Shqipëri janë vaksinuar 192882 qytetarë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustruese

Në Shqipëri janë vaksinuar 192882 qytetarë.

Me 7836 dozat që janë bërë sot, në total në Shqipëri që nga momenti që filloi injektimi janë vaksinuar 192882 qytetarë.

“Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 192882 vaksinime” shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Fillimisht vaksinimi nisi me mjekët dhe infermierët, më pas kaloi te personalitetet, të moshuarit, gazetarët dhe efektivët e policisë së shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat