Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar stabilitet të motit në vendin tonë në fillimin e javës.
E hënë, 5 prill 2021
Moti do të jete me mjegull dhe kthjellime në mëngjes , gjatë ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore -1/13
Zona e ulët 2/17
Zona bregdetare 6/16 gradë Celcius.
Kosova, e hënë, 5 prill 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 11 gradë Celcius.
E martë, 6 prill 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të mesatare, në mbrëmje do të ketë reshje të pakta në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 2/14
Zona e ulët 6/18
Zona bregdetare 8/18 gradë Celcius