Basha: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së BE

Shqipëria

Basha: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së BE

Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:57
Lulzim Basha

Siç është bërë e zakonshme gjatë fushatës elektorale dhe jo vetëm, në kuadër të asaj që ai e quan “100 dështimet e Edi Ramës”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalet këtë mëngjes te çmimi i ushqimeve.

Përmes disa “story”-ve në Instagram, lideri i Opozitës shprehet se, çmimet e ushqimeve në Shqipëri jo vetëm që janë më të lartat në rajon, por edhe sa i përket mesataret së Bashkimit Europian.

“Ndonëse shqiptarët kanë të ardhurat më të ulta në rajon, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian”, shkruan Basha duke cituar statistikat e EuroStat.

Pamjet:

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat