Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se qeveria Rama në këto 8 vite ka keqqeverisur vendin duke sjellë kosto të rënda ekonomikë në vend.
Këto deklarata kreu i opozitës i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të ardhurve në Durrës.
“25 prilli është dita që do të ndajë nëse Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve apo do të vazhdojë të jetë çiflig siç ka qenë në këto 8 vite, në duart e një njeriu të vetëm. Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë që premton ujin e pijshëm. Përse nuk u bë? S’kishte para? Kjo nuk është e vërtetë. Miliarda para janë hedhur për luks apo fasada” , u shpreh Basha.
Vijon...