Gjonaj mbledhje me drejtorët e burgjeve, kërkon shtim të masave në institucionet e vuajtjes së dënimit

Shqipëria

Gjonaj mbledhje me drejtorët e burgjeve, kërkon shtim të masave në institucionet e vuajtjes së dënimit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:05
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur në një takim drejtorët e çdo burgu në vend.

Në këtë takim me dyer të mbyllura, ministrja Gjonaj ka marrë nën analizë të gjithë veprimtarinë e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimit Penal duke kërkuar gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësisë mblodhi të gjithë drejtorët e burgjeve për t’i porositur që edhe pse ndodhemi në fushatë elektorale, fokusi i garantimit të sigurisë është maksimal.

Ajo u tregua e prerë edhe mbi situatën e lejeve të veçanta duke theksuar faktin që janë të pezulluara tashmë prej më shume se një viti, dhe kjo duhet të respektohet edhe gjatë kësaj periudhe deri në një urdhër të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat